Ministri evropian për Punë të jashtme Josep Borell, ka deklaruar se Bashkimi Evropian nuk bën se e do Ballkanin Perëndimor në kuadër të kufijve të vet, por se vendet e rajonit duhet t’i bëjnë detyrat e tyre dhe të zbatojnë reforma.

Në një konferencë në internet të organizuar nga Këshilli Atlantik, si prioritet në reformat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ai i përmendi gjyqësorin e pavarur dhe luftën kundër korrupsionit.

Borrell tha se perspektiva evropiane mbetet motori i reformës në vendet e rajonit dhe se nuk është e drejtë të thuhet se BE flet dhe nuk vepron vetëm kur bëhet fjalë për zgjerimin në Ballkanin Perëndimor.

“Ne do të fillojmë negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ne kemi rifilluar negociatat midis Serbisë dhe Kosovës me të dërguarin special Miroslav Lajcak dhe mendoj se e kemi vendosur atë dialog në rrugë”, tha Borell./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Borell: Nuk bëjmë sikur ju duam, do t’i nisim negociatat me RMV-në dhe Shqipërinë appeared first on Telegrafi.