“Ekziston një mbështetje e fuqishme për nisjen e konferencës së parë ndërqeveritare dhe nuk ka përkrahje për ndarjen e Maqedonisë dhe Shqipërisë në procesin për anëtarësim në BE”. Një mesazh i këtillë u dërgua sot nga Brukseli.
Kryeministri Zoran Zaev sot u takua me nënkryetarin e KE-së dhe përfaqësuesin e lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Joseph Borel.
“Më lejoni të theksoj shumë qartë: nuk ka mbështetje për “ndarje” – as në institucionet e BE-së, as mes vendeve – anëtare. Maqedonia e Veriut i realizoi kushtet e nevojshme për fillimin e negociatave për aderim dhe ngjashëm si Shqipëria, meriton të vazhdojë në fazën e ardhshme të procesit pa shtyrje”, tha Borel.
Zaev theksoiai dhe delegacioni kanë mision të qartë këto ditë në Bruksel, dhe kjo është ta përcjellin mesazhin e qytetarëve të Maqedonisë te përfaqësuesit e BE-së se është punuar vazhdimisht.
” Ne jemi të përkushtuar në vlerat e përbashkëta dhe në zbatimin e standardeve dhe kritereve të BE-së. Nuk duam më të rrimë dhe të presim. Duam të lëvizim para sepse kjo është rruga evropiane, mënyra evropiane. Ne jemi për lëvizshmëri, jo për mure!”, tha Zaev./Telegrafi/
The post Borel thotë se nuk do të ketë ndarje mes Maqedonisë dhe Shqipërisë në bisedimet për anëtarësim appeared first on Telegrafi.