Sot në kanalin Youtube dolën biseda të reja të përgjuara. Njëra ka të bëjë me sekretarin e përgjithshëm të OBRM-PDUKM-së, Igor Janushev.

Ai bisedon me Mile Janakievskin për lista të të punësuarve dhe disa mospajtime rreth këtyre të punësuarve që janë shënuar.

Për dallim nga bombat e publikuara deri tani, kjo nuk është bisedë e incizuar nga ndonjë takim, por bëhet fjalë për bisedë të përgjuar dhe është incizim i vjetër.

Paralelisht me këtë u publikuan edhe pjesë të reja të takimit Zoran Zaev dhe Aleksandar Verushevski, djali i ish Agjentit Zoran Verushevski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në këtë incizim Zaev sqaron se plotësisht e kontrollon LSDM-në, vetë e financon dhe se nuk ka nevojë për Branko Crvenkovskin. Zaev vetë tregon se ka kapital prej 8.5 milionë euro.

The post “Bomba” të reja për LSDM-në dhe OBRM-PDUKM-në, dëgjohen Zaevi dhe Janushevi appeared first on Telegrafi.