Lëvizja qytetare “Boll Më” sot ka vazhduar me aktivitetet në kuadër të iniciativës së tyre kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike në Maqedoni.

“Boll Më” sot e ka akuzuar EVN-në se që 11 vite diskriminon qytetarët në RMV në baza etnike. Sipas tyre, ek konsumatorët shqiptarë orëmatës janë të vendosur jashtë oborrit, ndërsa tek ata maqedonas ndodhen brenda oborrit të tyre.

Akuzat e tyre i kanë ilustruar edhe me tre video të bëra në një rrugë të banuar vetëm me shqiptarë, një vetëm me maqedonas dhe një ku banojnë disa komunitete.

“Ne i marrim si shembull tre rrugë të Tetovës, por si këto kemi qindra raste në çdo qytet, në Kumanovë, Çair, Gostivar, Tetovë, Kërçovë, Strugë, Dibër. Diskriminim në pikë të diellit, ditë e në drekë. Diskriminim, i cili bëhet nga EVN-ja, por me lejen e Zaevit dhe KRRE-së. Si ka mundësi të që të bëhet ky stigmatizim kolektiv, damkosje kolektive e shqiptarëve në shekullin 21?! Domethënë këta e bëjnë shkeljen e Kushtetutës me dy këmbë”, tha Krenar Osmani nga Lëvizja “Boll Më”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai paralajmëroi kallëzim penal ndaj EVN-së, KRRE-së dhe kryeministrit Zoran Zaev, duke shtuar se video-materialet do t’i përdorin si dëshmi./Telegrafi/

 

The post “Boll Më”: EVN Maqedoni vite me radhë bën diskriminim etnik ndaj shqiptarëve appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";