“Të gjitha banalitetet në aktakuzë i kuptoj, por nuk ndjehem fajtor”. Kështu u përgjigj “Boki 13”, kur u pyet në gjykatë nëse ndjehet fajtorë për veprat e aktakuzës në rastin “Lidhja ndërkombëtare”.
Edhe të akuzuarit tjerë, në mesin e të cilëve edhe ish-nënkryetarja e LSDM-së Frosina Remenski, thanë se ndjehen të pafajshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Babai i Boki 13, Mile Jovanovski, tha se është turp që në moshën 63 vjeçare e bëjnë kriminel dhe se nuk e ka lexuar aktakuzën, pas nuk i ka interesuar se çfarë shkruan.
Prokurorja Villma Ruskovska më herët në fjalët hyrëse tha se organizata humanitare “Lidhja ndërkombëtare” ka qenë e formuar në mënyrë të rrejshme, sikur është nën mbikëqyrje të BE-së, për t’i mashtruar afaristët Adrijan Amzoski dhe Siljan Mucevski.
I pari ka paguar 234 mijë euro, ndërsa i dyti 720 mijë, para të cilat në vend që të shkojnë për projekte për persona të moshuar, kanë përfunduar në llogari të 1TV dhe “BMJ Media Group”.
Në këtë rast të akuzuar janë pesë persona për mashtrim, për ndihmë të Bojan Jovanovskit për larje parash./Telegrafi/
The post Boki 13 për “Lidhjen ndërkombëtare”: Nuk ndjehem fajtor appeared first on Telegrafi.