“Boki 13”: Parat t’i kërkoni tek Zoran dhe Vice Zaev

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bojan Jovanovski, pasi iu shqiptua aktgjykimin për rastin “Haraçi”, gjykatëses Vaska Nikolovska Masevska i tha që të kërkojë parat tek Zoran dhe Vice Zaevi, dhe jo tek ai. Pastaj njoftoi se këto ditë do të paraqesë kallëzime penale kundër, siç tha ai, “autorëve të vërtetë të kryerësve të veprave penale në Maqedoni”.

“E konsideroj paraburgimin si tendencioz, vendimin politik, ndërsa do të ma zgjasin paraburgimin tim sepse kështu u urdhërove”. Gjatë gjithë këtyre muajve është treguar në rastin nuk bëhet fjalë për zbardhjen e sistemit gjyqësor. Nuk do të ik, por mezi po pres që në muajin e parë të korrikut të më lejohet të shkoj në Prokurorinë Publike”, tha Jovanovski në sallën e madhe të Gjykatës Penale, ku u bënë publike vendimet për rastin “Haraçi”.

Jovanovski u dënua me nëntë vjet burg për “marrjen e një shpërblimi për ndikim të paligjshëm” dhe “pastrim parash”, ndërsa Katica Janeva, e cila qëndroi në shtëpi për arsye shëndetësore dhe familjare, u dënua me shtatë vjet burg për “shpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave”./Telegrafi/

The post “Boki 13”: Parat t’i kërkoni tek Zoran dhe Vice Zaev appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy