Në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup sot Bojan Jovanovski – Boki 13, vazhdoi me dorëzimin e kallëzimeve penale në procesverbal në lidhje me lëndët “Haraçi” dhe “Lidhja Ndërkombëtare”. Avokati i Jovanovskit, Sasho Dukovski theksoi se po dorëzohen kallëzime penale për të paktën 30 persona.

Jovanovski javën e kaluar filloi me dorëzimin e kallëzimeve, ndërsa siç tha Dukovski, kjo do të vazhdojë edhe disa ditë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Po dorëzohen kallëzime penale kundër shumë personave, të paktën 30 persona dhe për shkak të seriozitetit të akuzave në kallëzimet penale nga ana e denoncuesit ishte kërkuar që të përshihen edhe institucionet ndërkombëtare me relevante për mbrojtje të të drejtave të njeriut, veçanërisht të ambasadave më relevante botërore të cilat kanë përfaqësitë e tyre diplomatike-konsullore në Republikën e Maqedonisë për shkak të përmbajtjes së asaj që deklarohet”, theksoi Dukovski.

Ai bëri të ditur se janë dorëzuar shtatë-tetë kallëzime penale, duke theksuar se po denoncojnë persona për veprime konkrete të cilët kanë lidhje me këto dy raste penale.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Veprat, siç tha Dukovski, janë të bazuara me dëshmi me shkrim në masë të madhe dhe me dëshmi verbale të cilat janë për persona të cilët ishin direkt të pranishëm në ato veprime.

Në pyetjen e gazetarëve, se nëse ka procedurë a do të dëshmojë Jovanovski, avokati e konfirmoi këtë. Dukovski tha se po dorëzohen edhe kallëzime penale për shkelje të të drejtave të njeriut të Jovanovskit, për sjellje johumane, për persona të cilët nuk ishin direkt të përfshirë në procedurë.

Sa i përket akuzave se i janë dërguar kërcënime Jovanovskit, herën e kaluar kur dorëzonte dëshmitë, Dukovski tha se ka dorëzuar kallëzim penal kundër një të panjohuri për rrezikim të sigurisë.

“Jam i gatshëm të bashkëpunoj me Prokurorinë në çdo moment për secilën procedurë të mëtutjeshme e cila do ta interesojë prokurorinë në lidhje me atë telefonatë”, tha Dukovski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Avokati i Jovanovskit, Sashko Dukovski javën e kaluar deklaroi se kallëzimet janë për funksionarë të institucioneve shtetërore, por edhe për persona jashtë tyre. Gjatë kësaj, theksoi se kallëzimet penale janë për vepra keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizimeve, zhvatje, mashtrim, dhënien e deklaratave të rrejshme, trajtim joadekuat, torturë.

Ndryshe, Jovanovski në rastin “Haraçi” ishte dënuar me nëntë vite burg, ndërsa ish-prokuroja speciale Katica Janeva me shtatë vite burg.

The post “Boki 13” dorëzon kallëzime penale për të paktën 30 persona appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";