Punonjësit e shërbimeve administrative të MPB-së që punonin për procesin e ndryshimit të dokumenteve personale të qytetarëve do të marrin nesër një tjetër pagë. Ky vendim ka kaluar në seancën e sotme të qeverisë, ka bërë të ditur MPB.

Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme në Qeverinë Teknike, Mitko Bojmacaliev, në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri, ka falënderuar punonjësit e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilët në periudhën e kaluar kanë qenë të angazhuar në shërbimet administrative për të punuar në ndryshimi i dokumenteve personale të qytetarëve.

“Me këtë rast dua të falënderoj të gjithë kolegët e mi që kanë punuar në shërbimet administrative gjatë periudhës së kaluar, të cilët punojnë me turne, në fundjavë dhe në ditë festash, të cilët dhanë kontributin e tyre personal në ndryshimin e dokumenteve të udhëtimit, dokumenteve personale dhe të gjitha dokumentet tjera që u nevojiteshin qytetarëve për t’i ndryshuar ato nga Republika e Maqedonisë në emrin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut. Njëkohësisht i njoftoj se nesër do të marrin një pagë në llogaritë e tyre në shumën e pagës së fundit që kanë marrë nga MPB-ja, akt të cilin e kemi nënshkruar edhe unë dhe ministri”, tha Bojmacaliev.

The post Bojmacaliev: Një tjetër pagë për punonjësit që punojn për ndryshimin e dokumenteve personale appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";