Zëvendësministri shtesë i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev, sot ka qëndruar në Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë, ku ka parë nga afër gjendjen e sigurisë në këtë rajon.

Ai tha se situata e sigurisë në SPB Tetovë është stabile dhe se janë realizuar aksione kontrolluese të suksesshme në lidhje me qëndrimin pa leje të shtetasve të huaj në vend. Në lidhje me situatën me pasaportat, Bojmacaliev tha se me pasaportat e vjetra nuk mund të udhëtohet askund, pasi nuk mund të dilet nga shteti.

“Me pasaportat e vjetra nuk mund të udhëtoni askund, pasi nuk mund të dilni nga shteti. Dërgesa e re e pasaportave do të arrijë këto ditë, ndërsa për momentin kemi sasi të mjaftueshme që sistemi të funksionojë pa ndërprerë”, tha Bojmacaliev.

Ai theksoi se ka pasur propagandë të rrejshme në lidhje me situatën me pasaportën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

I pyetur për mos votimin e ligjit për vazhdimin e vlefshmërisë së pasaportave me emrin e vjetër të shtetit, ai theksoi se kjo nuk do të shkaktojë tollovi të reja pasi qytetarët tashmë janë të informuar./Telegrafi/

The post Bojmacaliev: Me pasaportat e vjetra nuk mund të udhëtohet askund, kemi sasi të mjaftueshme të formularëve appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";