Bojmacaliev: Dërgesa e fundit e formularëve është dëshmi se sistemi funksionon

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Dërgesa e fundit e formularëve është dëshmi se sistemi funksionon”, thotë zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev.

Duke u përgjigjur në pyetjen rreth dërgesës së fundit të formularëve për dokumente të udhëtimit që ka arritur dhe nëse kishte nevojë për pritje të të njëjtave, Bojmacaliev, në intervistë për TV21 sqaroi se e njëjta ishte bërë për shkak se gjatë ditëve të kaluara ishim të përballur me disa lajme të rrejshme të llojit nëse do të vijnë apo nuk do të vijnë formularë të rinj, dhe se kjo ishte bërë që qytetarët të binden se ajo që e flet është e vërteta.

“Nuk merrem me pikë të imëta politike në baza ditore apo like në Facebook, kjo është ndër shkaqet kryesore. T’i tregoj opinionit të vendit se punojmë me përgjegjësi dhe në mënyrë transparente. Atë që e shkruajmë në Facebook, që e themi sot këtu. Kjo është vizitë normale e një ministri, zëvendësminitri plotësues, kur shkon në një objekt policor, i dorëzohet raport, takon kolegët…”, theksoi Bojmacaliev.

The post Bojmacaliev: Dërgesa e fundit e formularëve është dëshmi se sistemi funksionon appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy