Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot shkarkoi drejtorin e Agjencisë për Siguri Kombëtare, Zharko Milloshevski dhe në vend të tij u emërua Bojan Hristovski.
Hristovski në vitin 2016 për një kohë të shkurtër ishte ushtrues detyre i drejtorit të ndërmarrjes publike “Parkingu i Qytetit”, ndërsa në pozitën e drejtorit në ASK-së erdhi nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Nga Qeveria thonë se Hristovski ka përvojë shumëvjeçare në institucionet e sigurisë./Telegrafi/
The post Bojan Hristovski u zgjodh drejtor i ri i Agjencisë për Siguri Kombëtare appeared first on Telegrafi.
Advertisement