Guvernatorja mori vendimin e saktë për bankën “Eurostandard” në situatën e dhënë. Nëse unë do të isha në vendin e saj, unë do të merrja të njëjtin vendim, tha për AIM-në ish-guvernatori i Bankës Popullore, Dimitar Bogov.
Duke ditur situatën në “Eurostandard” vitet e kaluara, ai për AIM-në, tha se është e qartë se Banka Popullore ka shteruar të gjitha mundësitë për të përmirësuar situatën në Bankë.
“Me heqjen e licencës së funksionimit të bankës “Eurostandard”, në fakt, stabiliteti i sistemit bankar do të forcohet, sepse e vetmja lidhje e dobët në sistem është hequr. Të gjitha bankat e tjera funksionojnë me fitim dhe kanë një kapital shumë më të lartë se minimumi ligjor”, deklaroi Bogovv./Telegrafi/
The post Bogov: Guvernatorja ka marrë vendimin e duhur për bankën “Eurostandard” appeared first on Telegrafi.