Bogoev kritikon heshtjen e deputetëve të RMV-së në seancën konstituive

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në seancën e fundit konstituive të Kuvendit, heshtja e deputetëve të rinj të Bashkimit Socialdemokrat dhe Koalicionit për Ardhmëri Evropiane ka nxitur kritika brenda partisë. Stefan Bogoev, një anëtar i LSDM-së, ka shprehur pakënaqësinë e tij në rrjetet sociale, duke theksuar se deputetët janë zgjedhur për të debatuar dhe diskutuar çështjet në Kuvend, jo vetëm për të qenë prezent fizikisht. Ai vlerëson se deputetët duhet të diskutojnë në Kuvend, e jo të heshtin.

“Deputetët duhet ta dinë se janë zgjedhur nga populli për të debatuar e diskutuar në Kuvend, jo për të bërë foto dhe për të heshtur!
Sidomos në seancat ku formohet shumica qeverisëse dhe zgjidhet Kryetari i Kuvendit.
LSDM duhet të ketë një rol konstruktiv, por mbi të gjitha korrigjues dhe proaktiv në Kuvend.
Kështu duhet të jetë që në fillim, në të kundërtën partitë tjera do ta marrin hapësirën opozitare”, ka shkruar Bogoev në rrjetet sociale.

18 deputetë të LSDM-së dhe Koalicionit për Ardhmëri Evropiane edhe pse ishin të pranishëm nuk morën pjesë në votimin për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

The post Bogoev kritikon heshtjen e deputetëve të RMV-së në seancën konstituive appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy