Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski tha se nga 70 riprojektimet e reja në autostradën Kërçovë – Ohër, për vetëm dy muaj shteti i miratoi 35 projekte.

“Jemi të përkushtuar fuqishëm në përfundimin e autostradës. Shteti do t’i përmbush të gjitha obligimet e marrëveshjes. Pres që sa më shpejt Kuvendi ta votojë Aneksin e marrëveshjes dhe të mundësojë aktivitetet ndërtimore në autostradë”, tha Boçvarski.

Ai potencoi se me këtë Aneks të marrëveshjes nuk janë paraparë mjete shtesë, ndërsa firma ka për oblgim që në afate konkrete të përfundojë me punë deri në vitin 2023.

Ndryshe, kjo autostradë nisi të punohet qysh kur në Qeveri ishte Nikolla Gruevski, ndërsa vazhdoi me zgjatjen e afateve edhe në Qeverinë e Zaevit./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Boçvarski: Vazhdojmë me ndërtimin e autostradës Kërçovë – Ohër appeared first on Telegrafi.