Boçvarski: Në Shtip është ndezur alarmi, ka goditje serioze nga COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i komunës së Shtipit, Bllagoj Boçvarski për “Utrinski Brifing” thotë është bërë testimi masiv në një fabrikë në Shtip, pronari i ka testuar të gjithë të punësuarit dhe 30 punonjës kanë dal pozitivë me coronavirus, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai thotë se është ndezur alarmi se kemi goditje serioze nga COVID-19. Në këtë moment dhe më herët kemi ndjekur situatën, por kjo ditë ishte një goditje që tregon se mund të kemi kthim të valës së tretë, tha Boçvarski.

“Për shkak se në fabrikën ku janë regjistruar të infektuarit me COVID-19 është mbyllur, shpresojmë që numri i të infektuarve të ulet në periudhën e ardhshme. Këtu duhet të them se komuna e Shtipit, si dhe në komunat e tjera u janë ulur kompetencat. Ajo çka është pjesë e punës sonë e respektojmë në mënyrë maksimale. Në të gjitha kompanitë që sot janë mbyllur ose nuk punojnë është biseduar dhe janë informuar për rrezikun. Të gjitha këto kompani ose nuk punojnë ose u është ulur kapaciteti”, tha Boçvarski./Telegrafi/

The post Boçvarski: Në Shtip është ndezur alarmi, ka goditje serioze nga COVID-19 appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy