Është e mundur që të zhvillohen zgjedhje të parakohshme lokale në Komunën e Shtipit, njoftoi kryetari i komunës, Bllagoj Boçvarski, i cili lë këtë funksion sepse është propozuar për ministër të Transportit dhe Lidhjeve.
“Unë deri më tani kam caktuar një nënkryetar nga radhët e këshilltarëve, procedura do të vazhdojë nga komuna dhe do të merren të gjitha hapat e ardhshëm, do të zgjidhet një kryetar i përkohshëm, i cili do të mbajë atë pozicion deri në zgjedhjet e ardhshme lokale. Ligji është i qartë, kështu që avokatët tanë do ta interpretojnë atë.
Mundësia për të kaluar në zgjedhjet e parakohshme lokale është e vërtetë, le të interpretojnë avokatët, si do të vendoset. Me siguri do të ketë zgjedhje të parakohshme, ka dispozita se sa mund të zgjasë afati i ushtruesit të detyrës së kryetarit. Komuna e Shtipit do të vazhdojë të zhvillohet me gjithë mbështetjen e mundshme nga unë”, tha Boçvarski.
Ai komentoi se sakrifica e solli atë në pozicionin e tij të ri./Telegrafi/
The post Boçvarski: Janë të mundur zgjedhjet e parakohshme në Shtip appeared first on Telegrafi.