Qeveria në seancën e sotme ka emëruar drejtorët e disa institucioneve në Maqedoninë e Veriut.

Ivica Bocevski është emëruar përfaqësues special i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë Presidencës hungareze me Këshillin e Bashkimit Evropian.

Drejtor i Shërbimit të Sistemit Hapësinor dhe Informativ është emëruar Jeton Suma.

Pece Stojkovski është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të Agjencisë për nxitjen e zhvillimit të bujqësisë – Manastir.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Eroll Abdiu është emëruar ushtrues detyre i zëvendësdrejtorit të Agjencisë për Nxitjen e Zhvillimit të Bujqësisë – Manastir.

Blerim Sulejmani është emëruar ushtrues detyre i zëvendësdrejtorit të Drejtorisë për Zonat Zhvillimore Industriale Teknologjike.

Kashmir Saliu është emëruar ushtrues detyre i zv/drejtorit të Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit.

Fikret Shabani është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të Administratës Elektronike të Shëndetësisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zoran Pejkovski, me propozim të ministrit të Kulturës, është emëruar drejtor i Qendrës Kulturore-Informative të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Sofje, Republika e Bullgarisë.

Afrim Idrizi me propozim të drejtorit të Administratës për Ekzekutimin e Sanksioneve është emëruar ushtrues detyre. zëvendësdrejtor i KPD Burgu Shkup.

Biljana Stefanoska është emëruar ushtruese e detyrës së drejtoreshës së Agjencisë për Promovimin dhe Përkrahjen e Turizmit, thuhet në njoftimin e Qeverisë./Telegrafi/

The post Bocevski emërohet përfaqësues special i Qeverisë gjatë presidencës hungareze me BE-në appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";