BNJVL në takim me ministren e Financave, u bisedua për kredinë hungareze dhe bllok dotacionet në arsim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këshilli drejtues i BNJVL-së sot mbajti takim me ministren e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska, me ç’rast tema të bisedës ishin marrëveshja me Bankën botërore, bllok dotacionet me Bankën botërore, bllok dotacionet në arsim, si dhe çështja lidhur me kredinë hungareze.

Ministrja Dimitrieska Koçoska sot gjatë takimit theksoi se motivi është para së gjithash, marrëvehsja me Bankën botërore, e cila është e lidhur me efikasitetin energjetik të objekteve publike. përkujtoi se marrëveshja është nënshkruar në vitin 2001 dhe ende zgjatë, por me dinamikë të ngadalësuar, ndërkaq ajo do të bëjë përpjekje të përshpejtohen punët.

“Konsideroj se Ministria e Financave duhet të jetë në komunikim të vazhdueshëm me BNJVL-në dhe me komunat. Ne si Ministri, në bazë ditore komunikojmë përmes thesarit, por megjithatë duhet të dëgjohen edhe disa probleme të caktuara të cilat i kanë kryetarët e komunave në suaza të komunave të tyre, të gjenden zgjidhje të përbashkëta për problemet e caktuara. Motivi për të cilin jam sot këtu para jush, ishte marrëveshja që e kemi me Bankën botërore dhe është e lidhur me efikasitetin energjetik të objekteve publike. Marrëveshja është nënshkruar në vitin 2021, ende zgjatë, por ishte me dinamikë të ngadalësuar. Si ministër, bëra presion më të madh të përshpejtohen gjërat, por ende nuk shkojnë me atë tempo me të cilën unë do të doja të shkojnë”, tha Dimitrieska Koçoska.

Ajo shtoi se tashmë është nënshkruar marrëveshje me një institucion i cili jep kredi të volitshme, me çka duhet të investohet në objekte publike, me qëllim që të kursehet energjia, por edhe sigurimi i mjedisit më të pastër jetësor, përkatësisht më pak ndotje.

Advertisement

“Mu për atë shkak lashë gjashtë muaj, të shoh se si do të lëvizin gjërat rreth këtyre projekteve. Sot u ulëm të bisedojmë, lidhur me projektin për të cilin ndamë rreth 250 milionë euro nga buxheti”, tha Dimittrieska Koçoska.

Përmendi se në takim është folur edhe për tema në pjesën e bllok dotacioneve në arsim.

“Kanë filluar edhe temat në pjesën e bllok dotacioneve në arsim, Komunat kanë probleme me financimin e zjarrfikësve, me ndërmarrjet publike. Janë ngritur disa tema, për disa prej të cilave mund të japim menjëherë përgjigje, për një pjesë të tyre së bashku duhet të punojmë dhe t’i ndryshojmë punët, prandaj çdo shtyrje e çdo lloj problemi ose moszgjidhje, vetëm krijon problem ende më të madh”, shtoi ministrja.

Kryetari i BNJVL-së, Orce Gjorgjievski tha se e përshëndet përkushtimin e ministres së financave, duke përmendur se paraprakisht kishin bllokadë të plotë të kompetentëve.

Advertisement

“Kur flas konkretisht për Ministrinë e Financave, ne kishim bllokadë të plotë nga ajo anë më parë dhe kurrfarë bashkëpunimi. Përshëndes vendosmërinë e jashtëzakonshme të ministres të vjen në këtë takim dhe të bisedojmë së bashku për të gjitha temat, për çështjet dhe problemet me të cilat përballemi 30 vjet si komuna. T’i hapim këto probleme thelbësore të komunave, të ndërmarrjeve publike, por edhe të fillojmë procesin për gjetjen e zgjidhjeve. Shumë herë në të kaluarën, në vendin tonë nga ana e pushtetit lokal dhe nga pushteti qendror ishin në gjendje ku konstatohet diçka që tashmë është konstatuar, por gjithmonë është gjetur  arsyetim për të mos u zgjidhur problemet”, tha Gjorgjievski.

Ai kujtoi memorandumin e nënshkruar për bashkëpunim dhe mirëkuptim me kryeministrin Hristijan Mickoski, për të cilin tha se do të zgjidhen shumë probleme nga e kaluara. Ai bëri të ditur se në periudhën e ardhshme do të takohet me Ministrinë e Mbrojtjes për pagat e zjarrfikësve.

“Me memorandumin e bashkëpunimit të nënshkruar me kryeministrin, tashmë po fillojmë një fazë që do të zgjidhë shumë probleme nga e kaluara. Ajo që është një problem thelbësor lidhet me bllok grantet që diskutuam së bashku sot. Në periudhën e ardhshme do të mbajmë një takim të përbashkët me Ministrinë e Mbrojtjes, e cila është përgjegjëse për zjarrfikësit. Këto janë mangësitë në lidhje me bllok-dotacionet që arrijnë në komuna, të cilat u nevojiten para se gjithash për mbulimin e pagave. Këto janë mjete për pagat e zjarrfikësve. Situata është e ngjashme me bllok-dotacionet në kopshte. Mangësi kemi edhe në procesin e marrjes së bllok granteve për arsimin fillor dhe të mesëm nëpër komuna. E ngritëm edhe çështjen e kredisë hungareze, e cila është një kontribut dhe ndihmë serioze për komunat. Jemi jashtëzakonisht mirënjohës për Ministrinë e Financave dhe Qeverinë për mjetet që u destinojnë komunave për këtë qëllim”, shtoi Gjorgjievski.

The post BNJVL në takim me ministren e Financave, u bisedua për kredinë hungareze dhe bllok dotacionet në arsim appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy