Komunikacioni në autostradën nga Tetova drejt Shkupit sonte ishte bllokuar 30 minuta pa paralajmërim, nga ana e njëzet automobilave të anëtarëve të nismës “Mjaft më”, të cilët tashmë tetë javë organizojnë protesta publike në Tetovë për shkak të pakënaqësisë dhe revoltës nga rritja e çmimit të energjisë elektrike.

Rreth orës 19:00 një grup me automobilat e tyre arritën para Zhelinës ku e bllokuan qarkullimin e automobilave tjerë nga Tetova deri në Zhelinë. Komunikacioni në atë mënyrë ishte bllokuar rreth 30-të minuta pas së cilës grupi i largoi automjetet dhe shkoi.

Protestë të tillë me bllokadë kishte më 21 gusht. Javën e kaluar protesta publike ishin organizuar edhe në disa mjedise rurale.

Qytetarët kërkojnë çmim më të ulët të energjisë elekterike për 46%, heqje të Komisionit Rregullator, të zvogëlohet TVSH-ja prej 18 në pesë për qind dhe të formohet organ i pavarur arbitrar i cili do ta verifikojë cilësinë e shërbimeve dhe i adreson ankesat e qytetarëve nga kompanitë energjetike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Bllokadë e paparalajmëruar në autostradën Tetovë-Shkup, si revoltë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike appeared first on Telegrafi.