Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerimi Sejdiu i cili fitoi edhe një herë mandatin në zgjedhjet e lokale në konferencë për shtyp falënderoi qytetarët dhe mërgimtarët të cilët kanë ardhur për të bërë dallimin në Tetovë dhe Zhelinë.
“Pa dyshim se çdo fitore u takon juve, qytetarëve tanë dhe ne jemi vetëm për ju në shërbim të qytetarëve. Edhe një herë dëshmuat se e dini të bëni dallimin dhe se dini të vlerësoni”, u shpreh Sejdini.
Ai shtoi se punët do të vazhdojnë me punë që nga java e ardhshme.
Sipas Sejdiut, ankesat e BDI-së për rivotim në Zhelinë nuk bazohen në ligj dhe si parti kanë qenë në komunikim me KSHZ-në.
“Nuk ka asnjë shqetësim, procesi zgjedhor është sikur ai i djeshme dhe se nuk do të ketë ndryshim të rezultatit”, tha Sejdiu./Telegrafi/
The post Blerim Sejdiu: Nuk ka ndryshim të rezultatit në Zhelinë appeared first on Telegrafi.