Këshilltari për siguri kombëtare i presidentit Stevo Pendarovski, Blerim Kolalli, së bashku me kolegun e tij nga zyra ndërlidhëse e Maqedonisë me NATO-në, Valentin Dinevski janë vlerësuar me mirënjohje për kontributin e dhënë nga Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, informon “koha”.
Sheqerinska me këtë rast ka shprehur mirënjohjen e saj, dhe ka theksuar se pa punën e palodhshme të dy zyrtarëve të zyrës ndërlidhëse – komunikimi me NATO-në do të ishte i zbehet.
“Pa Blerim Kolalli dhe Valentin Dinevski, ‘lidhja’ mes nesh dhe NATO-s do të ishte e pamundur, pa punën tuaj të palodhshme në Zyrën Ndërlidhëse të NATO-s, do na mungonte komunikimi. Këto pllaka janë një shprehje e mirënjohjes time të thellë për ju që qëndruat në të njëjtën frekuencë me Aleancën, si të këqija ashtu edhe të mira”, thekson Sheqerinska,
The post Blerim Kolalli merrë mirënjohje nga Sheqerinska appeared first on Telegrafi.