Biznesi në Maqedoni dominohet nga burrat, gratë paragjykohen

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Biznesi vazhdon të mbetet sferë e dominuar nga burrat. Shoqëria në vendin tonë ende e ka të vështirë që të shohë gruan në rolin e drejtueses. Një analizë e Entit të Statistikave, që realizohet në çdo dy vite, tregon se gjatë vitit 2019 në zonat urbane dhe rurale ka rreth 17 mijë femra të vet punësuara apo që kanë punësuar perona të tjerë, ndërsa kjo shifër tek meshkujt është rreth 80 mijë.

“Gruaja nuk ka guxim të konkurrojë, sepse nga ana e shoqërisë nga ana e rrethit ende duket një dukuri e cila nuk është normal, mendohet sikur vetëm burri është ai që mund të hap biznesin, në atë moment gruaja ndalet. Politika as që merr pjesë, flas për politikanët tanë shqiptarë. Nuk kemi ne asnjë ndihmesë”, pohoi Xhane Kreshova, Shoqata e Grave Afariste.

Stanka Martonovska, pas 23 vitesh angazhim në një kompani të madhe farmaceutike, vendosi të hapë biznesin e saj. Pavarësisht vështirësive, ajo thotë se nuk pendohet për vendimin e saj.

“Gjithmonë jam përfshirë si anëtare me të drejta të barabarta pa marrë parasysh a është mjedis i dominuar nga meshkujt pak nga femrat. Megjithatë, për fat të keq, gjendemi edhe në vështirësi të tilla, sepse në të tillë shoqëri jetojmë. Përsëri, mendoj se jemi ne ato që duhet të ndryshojnë perceptimin e shoqërisë”, tha Stanka Martinovska- konsultonte biznesi.

Advertisement

Kalina Velkovska është e vetmja femër e angazhuar në organet drejtuese të Shoqatës për Avancimin e të Drejtave të muzikantëve. Ajo thotë se angazhimi i saj në një post të tillë, ishte shoqëruar nga komente.

“Kemi ende shumë për të mësuar dhe për t’u adaptuar në mënyrën bashkëkohore të emancipimit të gruas.Ne kishim konferencë për media që u shoqërua me komente, pikërisht për faktin se përse isha e vetmja grua në skenë”, pohoi Kalina Velkovska, Shoqata për avancimin e të drejtave të muzikantëve.

Valentina Deskoska nga Shoqata e Grave në Biznes, thotë se thotë bizneset e drejtuara nga femrat u goditën edhe më shumë nga pandemia, krahas vështirësive të tjera, për shkak të llojit të bizneseve që ato kryesisht kanë.

“Mentaliteti që kemi se meshkujt janë mysafir në shtëpi, domethënë se mund të ndihmojnë në shtëpi kur ata të duan. Ende e kërkojnë mashkullin sa herë që duan të diskutojnë për ndonjë çështje biznesi apo të diskutojnë me pronarin e firmës”, theksoi Valentina Deskoska, kryetare e shoqatës “ Gratë në Biznes”.

Advertisement

Numri i grave drejtuese është më i vogël jo vetëm në sektorin privat, por edhe në institucionet shtetërore, ku në postet më të rëndësishme janë ulur meshkujt./Alsat/

The post Biznesi në Maqedoni dominohet nga burrat, gratë paragjykohen appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy