Kryetari i KRRE-së, Marko Bislmoski në ligjëratën online që e mbajti me studentët, tha se “me procesin e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike në përcaktimin e çmimit përfundimtar të energjisë elektrike, autorizimi i Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe të Shërbimeve të Ujit është 38% sa i përket shqyrtimit të shpenzimeve dhe në atë pjesë ne do ti ndërmarrim të gjitha masat e lejuara ligjore që të mos ketë rritje të çmimit përfundimtar”.

Duke e shpjeguar metodologjinë e formimit të çmimeve të energjisë elektrike, Bislimoski theksoi se pjesën më të madhe të çmimit përfundimtar e përcaktojnë komponentat e tregut, mbi të cilat KRRE-ja nuk ka ndikim, që janë çmimi i energjisë elektrike që e prokuron furnizuesi universal, marzha e furnizuesit universal, e përcaktuar në tenderin e udhëhequr nga Qeveria dhe çmimi i energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme të energjisë.

“Nga viti në vit, ndikimi i KRRE-së mbi çmimin e energjisë elektrike po zvogëlohet në përputhje me Ligjin e Energjetikës. Ideja e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike është që çmimi të formohet vetë, ndërsa ne mbetemi të autorizuar për formimin e çmimeve për transmetim dhe shpërndarje, pasi bëhet fjalë për rregullimin e monopoleve natyralë që nuk kanë konkurrencë dhe për këtë shkak ekzistojnë trupa rregullatorë që përcaktojnë çmime dhe mundësojnë qasje të palëve të treta. Çdoherë që përmendet çmimi i rrymës, në fokus është KRRE-ja, por kjo është gabim. Për të tretin vit radhazi, KRRE-ja nuk e rregullon çmimin e energjisë elektrike të prodhuar nga CEMV (ESM), në përputhje me Ligjin e Energjetikës”.

“Kompania në mënyrë të pavarur jep ofertë në tender për prokurimin e energjisë elektrike, që e hap furnizuesi universal (EVN Home). Gjatë kësaj periudhe, tek ne arrijnë përllogaritjet e të gjitha kompanive energjetike dhe ne në mënyrë të detajuar i skenojmë, e posaçërisht i shikojmë shpenzimet reale. Kompanitë kanë tendencë të shfaqin shpenzimet që nuk kanë lidhje me procesin e sigurimit të energjisë elektrike, por ne nuk i pranojmë ato. Kur miratojmë vendime në përgjithësi dhe për çmime që ne nuk i përcaktojmë, ne nuk miratojmë vendime për ta shkatërruar apo për ta pasuruar kompaninë. Ne miratojmë vendim, me të cilin i pranojmë vetëm shpenzimet e arsyetuara dhe investimet reale që garantojnë qasje të papenguar dhe e mundësojnë cilësinë e përcaktuar të burimit të energjisë. Qytetarët duhet të jenë të mbrojtur dhe për këtë jemi ne këtu” theksoi Bislimoski./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Bislimovski vazhdon të thotë se KRRE nuk ndikon në përcaktimin e çmimit të energjisë elektrike appeared first on Telegrafi.