Sezoni i ngrohjes do të fillojë më 15 tetor dhe do të zgjasë deri më 15 prill të vitit të ardhshëm, por gjithashtu mund të fillojë më 1 tetor, nëse parashikimi për temperaturën mesatare të jashtme është më i vogël ose i barabartë me 12 gradë celsius, sipas të dhënave të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike.

Kjo u njoftua sot nga kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetik Marko Bislimovski, i cili informoi se për shkak të investimeve në rrjetin e shpërndarjes së BEG dhe optimizimit të kapacitetit të tyre për prodhimin e nxehtësisë, konsumatorët do të marrin nxehtësi rreth orës 6.

Ai theksoi se BEG, “ESM Energjetika” dhe “Shkupi Veri” kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e sezonit të ngrohjes dhe janë plotësisht të përgatitur dhe nuk presin ndonjë problem./Telegrafi/

The post Bislimovski: Nëse është e nevojshme ngrohja qendrore do të fillojë më një tetor appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";