Kreu i Komisionit Rregullator të Energjetikës, Marko Bislimovski në konferencën e sotme për shtyp ka kërkuar që të anulohen faturat e fundit të ngrohjes, të cilat janë dukshëm më të larta.
Ai deklaroi se është bërë gabim në përllogaritje dhe nuk është llogaritur subvencioni i dhënë nga shteti.
“Që të tejkalohet kjo situatë, KRRE kërkon që BEG të anulojë të gjitha faturat që janë dërguar te shfrytëzuesit dhe të përgatiten fatura të reja ku do të kalkulohet subvencioni që e përfitojnë qytetarët nga ana e Qeverisë”, tha mes tjerash Bislimovski.
Advertisement
The post Bislimovski: KRRE kërkon anulimin e faturave të fundit për ngrohje, ka pasur gabim gjatë përllogaritjes appeared first on Telegrafi.