Bislimovski: KRRE i ndërmori të gjitha masat për mbrojtjen e sistemit të energjisë elektrike, incidenti nuk do të më ndikojë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë Marko Bislimovski sonte deklaroi se si trup rregullator i ka ndërmarrë të gjitha masat për mbrojtjen e sistemit të energjisë elektrike dhe se procedura për marrjen e licencës së “U Pauer” ka filluar pasi është marrë shkresë nga MEPSO për keqpërdorim të energjisë së balancuar për qëllime komerciale.

“Ndërmorëm masa që ta mbrojmë sistemin e energjisë elektrike. Drejt një hapi të këtillë vendosëm pasi MEPSO na dërgoi shkresë dhe alarmoi për ‘U Pauer’. Në gusht dhe në gjysmën e shtatorit janë përdorë këto rezerva për nevoja komerciale”, theksoi Bislimovski në edicionin e lajmeve qendrore “Sitel”.

Theksoi se nëse keqpërdoren rezervat dhe në vend që të balancohet sistemi, ato përdoren për qëllime komerciale, atëherë do të rrezikohet sektori i energjisë.

Incidenti në të cilin ishte sulmuar, siç tha, nuk do të ndikojë të punojë jashtëzakonisht sipas ligjit.

Advertisement

The post Bislimovski: KRRE i ndërmori të gjitha masat për mbrojtjen e sistemit të energjisë elektrike, incidenti nuk do të më ndikojë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy