Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) mbajti takimin e rregullt koordinues me kompanitë energjetike ESM, MEPSO, EVN Home, Elektrodistribucioni, Operatorin e Tregut të Energjisë Elektrike -MEMO, TCE Negotinë dhe me përfaqësuesit e Qeverisë dhe të Ministrisë së Ekonomisë.
“Stabiliteti i sistemit elektroenergjetik është imperativ dhe të gjitha proceset që janë në vijim dhe hapat që po ndërmerren nga të gjitha kompanitë energjetike dhe institucionet në përputhje me autorizimet, janë orientuar kah dërgesa e sigurtë dhe stabile e energjisë elektrike në vend”, theksoi Marko Bislimoski, kryetar i KRRE-së.
Nga atje thonë se në mbledhje u hapën pyetjet për prodhimin vendor të energjisë elektrike pas 1 janarit dhe u paraqit statusi
dhe tempoja e angazhimit të të gjitha kapaciteteve energjetike që janë në dispozicion në vend.
“Sa i përket sfidës që na pret në lidhje me çmimin, kompanitë ende nuk kanë dërguar kërkesa deri te KRRE-ja për të njëjtin. Në periudhën në vijim, kompanitë do të përmbledhin shpenzimet që i kanë patur në periudhën e kaluar, ku kyç do të jetë çmimi sipas të cilit do të prokurohen humbjet e energjisë elektrike, për të cilat MEPSO dhe Elektrodistribucioni duhet të shpallin thirrje publike dhe do t’i dërgojnë deri te KRRE-ja.
Përsëris se si KRRE të gjithë mekanizmat që janë nën autorizimet tona do t’i aktivizojmë me qëllim të mbrojtjes së interesit të konsumatorëve dhe të likuiditetit të kompanive energjetike”, deklaroi Marko Bislimoski, kryetar i Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe të Shërbimeve të Ujit./Telegrafi/
The post Bislimovski: Kompanitë ende s’kanë dërguar kërkesë për ndryshim të çmimit të energjisë elektrike appeared first on Telegrafi.