Kryetari i Komisionit Rregullator të Energjisë(KRRE), Marko Bislimoski thotë se nuk do të lejojnë rritje të çmimit të energjisë në treg për muajin qershor ose korrik të këtij viti.

“KRRE zakonisht merr vendimet për çmimet e energjisë elektrike në qershor ose korrik, por do të shfrytëzojë të gjitha mekanizmat në dispozicion, mund të shkojmë përtej kompetencave tona ligjore të përshkruara në Ligjin për Energjinë, derisa nuk do të lejojmë rritjen e çmimit të energjisë elektrike, thotë Bislimoski në një intervistë për Agjencinë Shtetërore të Lajmeve.

Bislimovski thekson se në çmimin total të energjisë elektrike, KRRE mund të ndikojë deri në 28 për qind, respektivisht vetëm në çmimin për transmetim dhe shpërndarje të energjisë elektrike, ndërsa në 52 për qind të çmimit total nuk mund të ndikojë.

The post Bislimoski: Nuk do të lejojmë rritjen e çmimit të energjisë elektrike appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";