Bisedë telefonike Radev – Siljanovska: Dialog për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radevi dhe presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova dje kanë zhvilluar një bisedë telefonike.

Siç njoftojnë nga Kabineti i Radevit, të dy bashkëbiseduesit kanë biseduar për rëndësinë e dialogut konstruktiv në nivelin më të lartë ndërmjet dy vendeve.

“Ky dialog është i një rëndësie të veçantë për ndërtimin e një baze të fortë për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe për zgjidhjen e sfidave rajonale dhe globale që kanë të bëjnë me sigurimin, luftën kundër terrorizmit dhe përballjen me migracionin ilegal”, thuhet në informacionin nga Kabineti i Presidentit bullgar Radev.

The post Bisedë telefonike Radev – Siljanovska: Dialog për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy