Biljana Ivanovska: Konstatimet në raportin e KE-së ne i kemi theksuar më herët, megjithatë nuk janë marrë parasysh

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) sot në Tetovë ka folur në lidhje me raportin e Komisionit Evropian për progresin e Maqedonisë së Veriut. Ajo tha se konstatimet që janë në raportin e KE-së, KSHKP i ka konstatuar më herët.

Megjithatë ajo tha institucionet vendore nuk i kanë marrë parasysh rekomandimet e KSHPK-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Puna e KSHPK-së raportin e Komisionit Evropian është vlerësuar pozitivisht. Më vjen keq që kemi raport të tillë, megjithatë mund të them 99 nga konstatimet e raportit të KE-së ne i kemi konstatuar që moti. Më vjen keq që institucionet vendore nuk respektohen ndërmjet vete, konkretisht rekomandimet tona nuk respektohen. Unë mendoj se nuk mund të ecim përpara nëse nuk e respektojmë njëri-tjetrin”, tha mes tjerash Ivanovska.

Ajo foli edhe për fushatën që e ka filluar KSHPK nëpër disa shkolla, duke shtuar se fëmijët janë e ardhmja dhe duhet të investohet tek ata.

Advertisement

“Fëmijët janë popullata e re te të cilët duhet të investojmë për t’i mësuar si të përballen me korrupsionin, kërcënimet. Ata janë e ardhmja jonë. Anketat tregojnë se prindërit kërkojnë lidhje, prandaj edhe prindërit duhet të kenë kujdes”, tha Ivanovska./Telegrafi/

The post Biljana Ivanovska: Konstatimet në raportin e KE-së ne i kemi theksuar më herët, megjithatë nuk janë marrë parasysh appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy