Arta Bilalli Zendeli nga BDI tha se edhe përkundër deklaratave se nuk do të jetë pjesë e Frontit Europian, deputeti Menduh Thaçi do të vazhdojë të veprojë si opozitar dhe do të konsultohet me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti.

“Qëndrimet e Menduh Thaçit, ai vet i publikoi dje. Mendoj se ai ishte mjaftueshëm i qartë që të shihet, dhe krijohet përshtypje se ai do të vazhdojë të veprojë si opozitë dhe do të konsultohet, apo do të mbajë konsultime me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti”, tha mes tjerash Bilalli-Zendeli.

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi mbrëmë deklaroi se ai dhe partia e tij nuk do të jenë më pjesë e Frontit Europian.

Ai gjithashtu theksoi se për momentin nuk e ka ndërmend të hy në qeveri dhe se nuk negocion me askënd.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Bilalli nga BDI: Thaçi do të veprojë si opozitë, do të vazhdojë të konsultohet me Ali Ahmetin appeared first on Telegrafi.