Kryesia e Lëvizjes BESA do të sjellë vendim të mërkurën nëse do të pranojë ose jo ftesën e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti.
Zyrtarë të lartë të kësaj partie i kanë thënë gazetës KOHA se të mërkurën do të dihet nëse kryetari Bilall Kasami do të shkojë në takimin e përbashkët të liderëve shqiptar të ftuar nga Ali Ahmeti.
Me gjasë, Kasami do të jetë pjesë e takimit, megjithëse shpresojnë që edhe Ziadin Sela dhe Afrim Gashi t’i përgjigjen pozitivisht ftesës.
Qëndrimi i BESËS është që fituesi me fituesin të lidh koalicion qeveritar, ndërsa është kundër asaj që të gjitha partitë shqiptare të jenë pjesë e Qeverisë./Koha/
The post Bilall Kasami do të përgjigjet të mërkurën nëse do të jetë i pranishëm në takimin e thirrur nga Ali Ahmeti appeared first on Telegrafi.