Numri i të diagnostifikuarve me coronavirus në Maqedoni shënon rënie. Gjatë ditës së djeshme u regjistruar 88 raste të reja, pardje 127 raste, kurse një dit para kësaj 111 raste.
Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve në vend që nga fillimi i epidemisë është 3.239, kurse numri i pacientëve të shëruar është 1.659, numri i personave të vdekur 157. Momentalisht në Maqedoninë e Veriut ka 1.424 raste aktive me coronavirus, njofton Telegrafi Maqedoni.
Pjesa më e madhe e pacientëve e të diagnostifikuarve janë nga Shkupi 1.373, ndërsa numri i rasteve aktive është 760, më pas vjen Kumanova me 568 të diagnostifikuar dhe 150 raste aktive, Tetova me 301 të diagnostifikuar dhe 135 raste aktive, Shtipi me 223 të diagnostifikuar dhe 185 raste aktive dhe Prilepi me 218 të diagnostifikuar dhe 25 raste aktive.
Sipas të dhënave të MSH-së, rastet aktive në Shkup janë në Çair 192 raste, Butell-68, Qendër-66, Gazi Babë-63, Aerodrom-61, Karposh-57, Saraj-55, Kisella Voda-37, Gjorçe Petrov-23, Haraçinë-23, Shuto Orizare-21, Studeniçan20, Ilinden-18, Petrovec-6, Çuçer Sandevë-3, Sopishte-2 dhe Stranec-2.
Ministri Venko Filipçe dje në ‘Facebook’ shkroi se vetëm bashkërisht mund ta fitojmë këtë luftë dhe ta parandalojmë përhapjen e coronavirusit.
“Ju bëj apel që t’u përmbahemi masave për mbrojtje. Të mbajmë pajisje mbrojtëse, të mbajmë largësi fizike dhe të lajmë duart shpesh. Me sukses menaxhuam me valën e parë, besoj se edhe këtë herë do të marrin vendime të drejta dhe shpejt do ta parandalojmë përhapjen e virusit”, tha Filipçe.
Drejtori i ISHP-së, Arben Ziberi tha se 60% e rasteve nga rastet aktive janë asimptomatik duke thënë se është e rëndësishme të jemi të kujdesshëm.
“Në ditët e fundit kemi shumë raste të tilla që janë asimptomatik dhe që mund më lehtë ta përhapin sëmundjen. Le t’i respektojmë masat, të mbajmë largësinë trupore dhe të mos grupohemi dhe të mbajmë maska”, tha Ziberi./Telegrafi/
The post Bie numri i të infektuarve me coronavirus në Maqedoni appeared first on Telegrafi.