Numri i lindjeve të fëmijëve në tremujorin e dytë të vitit 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, është ulur me 6,5% dhe ka arritur në 4,379 lindje të fëmijëve.

Kështu thuhet në informacionin e Entit Shtetëror të Statistikave.

Siç bëjnë të ditur nga atje, numri i vdekjeve në tremujorin e dytë të vitit 2022 ka shënuar një rënie prej 33,4% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021 dhe ka arritur në 4760 vdekje, nga të cilat 22 foshnja.

Numri i martesave të lidhura në këtë tremujor është ulur me 7,3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 dhe arrin në 2670 martesa.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Bie numri i kurorëzimeve dhe lindjeve të foshnjave në Maqedoni appeared first on Telegrafi.