Vazhdimisht bie interesimi për vaksinim kundër coronavirusit dhe vetëm dje janë aplikuar më pak se 5.000 raste.
Për një javë ka rënë drastikisht interesi për vaksinim ose për 60%. Për herë të parë numri i personave të vaksinuar ra në nën 5000 vaksina të aplikuara, dhe vetëm dje dozën e parë të vaksinës e kanë pranuar më pak se 1.300 qytetarë. Në krahasim e të martën e kaluar ku u vaksinuan 12.000 vaksina, prej tyre dozën e parë e pranuan 3.000 qytetarë.
Sipas të dhënave zyrtare, 43% e qytetarëve mbi 18 vjet janë vaksinuar, ndërsa përqindja e popullatës së përgjithshme të vaksinuar është 35 përqind.
Ndryshe, muajin e ardhshëm hyrja në kafene, ngjarje të ndryshme dhe qendra tregtare do lejohet vetëm me certifikatë për vaksinim të plotë, përkatësisht me dy doza të vaksinave./Telegrafi/
The post Bie interesimi për vaksinim kundër coroanvirusit në Maqedoni appeared first on Telegrafi.