Bie interesimi i qytetarëve të Maqedonisë për vaksinim kundër Covid-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Interesi për vaksinimin në Maqedoninë e Veriut është në rënie.

Në pikën për imunizim “Jane Sandanski” çdo ditë vaksinohen nga 20 deri në 30 persona.

Janë të disponueshme vaksinat Pfizer dhe Moderna.

Ndërkohë mendimi i qytetarëve për vaksinat kundër Covid-19 është i ndarë.

Advertisement

Disa prej tyre janë vaksinuar me dy deri në tri doza, mirëpo ende ka edhe qytetarë të cilët nuk kanë pranuar as edhe një dozë të vaksinës.

Mjekët janë decid për sa i përket vaksinimit.

Ata apelojnë për imunizim, veçanërisht për të moshuarit dhe personat me sëmundje shoqëruese dhe kronike.

“Në Poliklinikën “Jane Sandanski” gjatë ditëve të fundit vaksinimi për herë të parë është në rënie. Gjatë ditës vaksinohen 20 deri në 30 pesrona. Në shërbim kemi vakcinat Pfizer dhe Moderna.”, tha Mende Çavdarovski, mjek.

Advertisement

Omicron dhe nënvariantet e tij janë ende të pranishme, dhe simptomat e sëmundjes ndryshojnë përsëri.

Përveç atyre të zakonshmeve, mjekët vërejnë simptoma të tjera, si diarre, ulje të urinës dhe dhimbje gjoksi.

Numri i rasteve aktive me Covid-19 aktualisht është mbi 2000.

Shumica e tyre janë nga Shkupi.

Advertisement

The post Bie interesimi i qytetarëve të Maqedonisë për vaksinim kundër Covid-19 appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy