Orari i punës në pikat e vaksinimit anti-kovid në Poliklinikat e kryeqytetit reduktohen vetëm në një turn. Madje disa prej tyre janë dislokuar edhe në hapësira më të vogla nga që interesimi për vaksinim ka rënë plotësisht. Mjekja Sanja Mlladenovska nga Poliklinika e Bukureshtit tha se këto hapësira tani përdoren për vaksinim të fëmijëve.
“Kjo nënkupton që turni parë 7.30-14.00 pranojmë fëmijët për vaksinat e rregullta sipas kalendarit për imunizim nga 0-5 vjet. Pas orës 14-19 funksionon për të rriturit që vijnë për vaksinim anti-kovid”, deklaroi Sanja Cilevska-Mlladenovska, mjeke.
Ajo tha se në atë pikë vaksinimi, brenda një ditë vetëm 20-30 qytetarë marrin dozën e tretë Pfizer, ndërsa qytetarët thonë se marrin vetëm ata që e kanë patjetër për udhëtime apo për të ruajtur vendet e punës.
“Dy doza kam marr për të tretën po mendohem. Përse? Të gjithë jemi nga pak skeptik lidhur me këtë, por për shkak të vendit të punës e kemi patjetër të vaksinohemi”, tha një qytetare.
Nga Poliklinika e Jane Sandanskit kaluam në Poliklinikën e Çairit ku në të dyja nuk kishte pacientë fare.
“Unë i kam marr të dy dozat, tani prindërit marrin dozën e parë. Po mirë, erdhëm nuk pritëm direkt nëna mori dozën e parë. Kanë qenë me kovid, tani janë shëruar dhe po përgatiten për Haxh dhe patjetër iu duhen dy doza e vaksinimit”, u shpreh një qytetar.
“Pasi që është ulur numri i pacientëve për vaksinim anti kovid e kemi transformuar prej lartë-poshtë.
Numri i të vaksinuarve gjatë kësaj jave ka qenë maksimalisht deri në 15 pacientë në ditë, për dozën e tretë dhe të parë numri shkon në mënyrë lineare”, tha Vlora Azizi, Infermiere.
Pamjet e radhëve të gjata të qytetarëve, të cilët prisnin vitin e kaluar përpara poliklinikave për të marr një dozë të vaksinës anti-kovid, i takojnë së kaluar. Pavarësisht fushatës së Ministrisë së Shëndetësisë interesimi për vaksinim thuajse është zero. Me ngrohjen e motit, qytetarët sikurse kanë harruar që virusi korona është ende mes nesh./Alsat/
The post Bie dukshëm interesimi për vaksinim kundër COVID-19 në Maqedoni appeared first on Telegrafi.