BFI: Vazhdon aksioni i shpërndarjes së mishit në mbarë territorin e RMV

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bashkësia Fetare Islame (BFI) në Maqedoni thotë se vazhdon intensivisht aksioni i shpërndarjes së mishit në të gjithë territorin e vendit.

Ata thonë se edhe pse nën kufizimin e masave për mbrojtje nga pandemia COVID-19, nën organizimin e kryetarit të BFI-së, Komisionit Qendror të Kurbanave dhe në koordinim me muftinitë, ka vazhduar shpërndarja e mishit të kurbanave.

“Mishi që i ka tejkaluar nevojat e SHMI vijon të shpërndahet që ditën e parë për nevojtarët e mbarë vendit. Ekipet organizative të BFI-së dhe operativat e Muftinive të këtij institucioni vazhdojnë me shpërndarjen e mishit në koordinim me nëpunësit fetarë dhe këshillat e xhamive që janë përgjegjës për gjetjen dhe identifikimin e të gjithë besimtarëve nevojtarë. Të vetëdijshëm plotësisht për vlerën dhe përgjegjësinë e madhe që ka bartja e amanetit të besimtarëve që ia kanë besuar adhurimin e shenjtë të therjes së kurbaneve institucionit tonë, Komisioni Qendror i Kurbanave dëshmon veten në praktikë duke u gjendur pranë besimtarit nevojtar në këto ditë gëzimi”.

“Që ditën e parë, në koordinim me Myftininë e Shkupit dhe myftiun e saj Qenan Ismaili, Komisioni Qendror i Kurbanave ka filluar shpërndarjen e mishit dhe ka shpërndarë, deri fillimin e ditës së tretë, rreth 15 ton mish. Në Myftininë e Tetovës, Komisioni Qendror i Kurbanave në koordinim me Myftiun e kësaj muftinie Qani Nesimi, e kanë filluar aksionin ditën e dytë të Bajramit dhe kanë aktivizuar operativat e muftinisë dhe nëpunësit fetarë bashkë me këshillat e xhamive të iniciojnë shpërndarjen e mishit. Deri ditën e tretë janë shpërndarë deri 12 ton mish”, thonë nga BFI.

Advertisement

Ata shtojnë se aksioni do të vijojë derisa të shpërndahet edhe pjesa më e vogël e fundit e mishit.

The post BFI: Vazhdon aksioni i shpërndarjes së mishit në mbarë territorin e RMV appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy