Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut ju ka bërë thirrje publike besimtarëve dhe qytetarëve që të respektojnë masat dhe të jenë të kujdesshëm në lidhje me pandeminë.

Nga BFI thonë se mbrojtja e njeriut është nga qëllimet madhore të ligjit islam.

“Muslimanët e vendit tonë kanë treguar seriozitet dhe përkushtim të pamohueshëm në parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19 dhe kanë respektuar si vendimet e Shtetit, edhe ato të Bashkësisë Fetare Islame, por marrë parasysh se kohëve të fundit po përkeqësohet gjendja me pandeminë në Maqedoninë e Veriut dhe evidentohet rritje e theksueshme e numrit të të infektuarve e viktimave, apelojmë deri te të gjithë besimtarët muslimanë dhe qytetarët e vendit tonë që të vazhdojnë t’u përmbahen në maksimum rekomandimeve, udhëzimeve dhe masave anti-covid që dalin nga institucionet përgjegjëse shtetërore, me qëllim mbrojtjen e vetes, familjes dhe shoqërisë në përgjithësi”.

“Duke mos harruar se të gjithë ne, pa përjashtim, mbajmë përgjegjësi para shoqërisë dhe mbi të gjitha para Zotit, doemos duhet të ndjekim porosinë e Tij në Kur’anin Famëlartë: “dhe mos e çoni veten tuaj në shkatërrim, por bëni të mira; Allahu me të vërtetë i do bamirësit” Edhe një herë, shprehim mirënjohjen dhe falënderimin tonë të sinqertë për përkushtimin dhe vetëmohimin e të gjithë stafit e personelit mjekësor të cilët, që nga fillimi i kësaj pandemie, kanë qenë në krye të detyrës. All-llahu i shpërbleftë e na mbrojë të gjithëve!”, thuhet në thirrjen e BFI-së./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post BFI Maqedoni: Të vazhdojmë me kujdesin kundër virusit COVID-19 appeared first on Telegrafi.