Bashkësia Fetare Islame përmes një njoftimi bëri të ditur se ka pasur mbledhje të jashtëzakonshme të Rijasetit të BFI-së për shkak të aksidentit në Bullgari.
“Me rastin e tragjedisë së aksidentit të ndodhur në Bullgari në autostradën Struma, të autobusit që udhëtonte në linjën Stamboll – Shkup, ku humbën jetën 45 persona, shtetas të Maqedonisë së Veriut, Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame të RMV urgjentisht mbajti mbledhjen e jashtëzakonshme, të konvokuar nga Kryetari i BFI, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai. Fillimisht, Bashkësia Fetare Islame e RMV u shpreh ngushëllime të gjithë familjarëve të viktimave, ndërsa të lënduarve u dëshiron shërim të shpejtë”, thuhet në njoftimin e BFI-së.
Ata theksojnë se në fillim të mbledhjes është bërë lutje për shpirtin e të ndejrëve dhe më pas Reisi Shaqir Fetai njoftoi të pranishmit për kontaktet e vazhdueshme mes BFI-në e Bullgarisë si dhe me familjet e të aksidentuarve.
“Pas shqyrtimit të situatës së krijuar, Rijaseti i BFI në RMV në këtë mbledhje vendosi që të gjitha shërbimet fetare për ceremoninë e varrimit do ti mbart Bashkësia Fetare Islame e cila do të jetë përkrah familjeve të viktimave gjatë tërë kohës. Poashtu, Rijaseti i BFI apelon tek të gjithë nëpunësit fetarë që ditën e Xhuma, më 26.11.2021, në të gjitha xhamitë e vendit të bëhet lutje për merhumët, ndërsa Medreseja Isa Beu atë ditë, me të gjitha paralelet e saj do të lexojë hatme për shpirtrat e të ndjerëve”, thuhet në njoftmin e BFI-së./Telegrafi/
The post BFI Maqedoni: Ngushëllime për familjarët e viktimave, jemi në kontakt të vazhdueshëm me BFI-në e Bullgarisë appeared first on Telegrafi.