Guvernatorja Anita Angellovska Bezhoska në emisionin ’24 analiza’theksoi se ka rast të investimeve kapitale dhe buxheti parasheh rritje për rreth 50%.
Sipas saj është shumë e rëndësishme të realizohen investimet kapitale për shkak se janë katalizator i ndryshimeve pozitive.
“Investimet kapitale Kanë efekte të ndryshme, ndikojnë në tregun e punës, në veprimtaritë tjera në sektorin privat”, tha Bezhoska.
Ajo theksoi se vitin e kaluar ka pasur 200 milionë investime të huaja të drejtpërdrejta ndërsa sivjet pritet të ketë investime prej rreth 300 milionë eurove.
Bezhoska shtoi se kjo shifër është e vogël dhe për këtë shkak gradualisht po rikthehemi në nivelin para pandemisë./Telegrafi/
The post Bezhovska: E rëndësishme është realizimi i investimeve kapitale appeared first on Telegrafi.