
Sistemi bankar është dhe mbetet i qëndrueshëm dhe i sigurt, thonë nga Banka Popullore. Në deklaratën për AIM, guvernatorja Anita Angelovska-Bezhoska përsëriti këtë mesazh.
“Marrja e licencës për themelimin dhe funksionimin e “Eurostandard Bank” Shkup është një rast i izoluar, i cili nuk ka asnjë ndikim në bankat e tjera në sistem. Treguesit për sistemin bankar, me përjashtimin e kësaj banke, janë duke u përmirësuar, duke treguar një rezistencë më të madhe të sistemit në tërësi”, tha Angelovska-Bezhoska.
Sipas saj, konfirmohet qëndrueshmëria e sistemit bankar, siç thotë ajo, në këtë periudhë, në të cilën ekonomia preket nga kriza shëndetësore e shkaktuar nga pandemia e Covid-19.
“Pasqyra e situatës me bankat në fund të gjysmës së parë të këtij viti tregon se përkundër rritjes së pasigurisë në ekonominë globale dhe vendase, ata kanë arritur rezultate solide”, tha guvernatorja./Telegrafi/
The post Bezhoska: Banka “Eurostandard” është rast i izoluar, sistemi bankar është i qëndrueshëm appeared first on Telegrafi.