Kryetari i Grupit parlamentar të Frontit Europian, Blerim Bexheti sot në fjalimin e tij në Kuvend akuzoi pushtetin se me veprimet e tyre po cenojnë marrëdhëniet ndëretnike, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Bexheti tha se BDI ka qëndruar 20 vjet në pushtet për shkak se qytetarët e kanë votuar dhe nëse e votojnë përsëri do të jenë në pushtet.

“Prej se kanë hyrë këto hizmeçar në pushtet së bashku me grupin parlamentar të OBRM-PDUKM-a po e çoni drejt destabilizimit vendin. E hiqni balanseri, aktivizohet ligji për gjuhën shqipe në Gjykatën Kushtetuese dhe ky ligj tani, dhe thonë ne i cënojmë marrdhëniet ndëretnike. Po shumica parlamentare po cenon marrdhëniet ndëretnike duke mos respektuar votën e bashkëqytetarëve tuaj, votën e bashkëkombësve tuaj shqiptar”, tha Bexheti.

Bexheti pyet VLEN-in se a janë në shërbim të qytetarëve apo në shërbim të pushtetit i cili çdo ditë po destabilizon, siç ishte rasti i djeshëm në Komunën e Vrapçishtit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Del kryeministri dhe ministri i MPB-së thonë se dikush donë ta destabilizon vendin. Le të urdhërojnë të tregojnë se kush dëshiron të destabilizojë, informonje Kuvendin, por nëse mendoni se edhe Kryeministri edhe VLEN-i dhe ministri i MPB, destabilizim llogaritet reaksioni i shqiptarëve, reaksioni do të jetë gjithnjë më i madh”, tha Bexheti.

Bexheti shtoi se çdo kryeministër që ka dal kundër një etniteti nuk e ka çuar vendin në drejtim të duhur./Telegrafi/

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Bexheti: Pushteti me veprimet e ndërmarra po cenon marrëdhëniet ndëretnike appeared first on Telegrafi.