Sekretari organizativ i BDI-së dhe ish ministri i Drejtësisë Blerim Bexheti thekson se Nikolla Gruevski mund të kthehet në Maqedoni kur të dojë ai, pasi është shtetas i vendit.
Bexheti për “Alsat” tha se OBRM-PDUKM-ja duhet të zbardh se cilin ministër nga radhët e BDI-së ka qenë pjesë e delegacionit që është takuar me Gruevskin në Budapest.
“Unë nuk mund të di a do të kthehet apo jo Nikolla Gruevski. Ai është shtetas i këtij vendi si të gjithë ne tjerët. Ai ka pas të drejtë në çdo kohë të kthehet. Ai ka pasur bindjet e tij, ka pasur mundësinë që të paraqitet tek organet e rendit dhe të kthehet sepse është shtetas i vendit por ai u përcaktua që të merr statusin e aziltantit në Hungari dhe ashtu vazhdoi. Tani të gjitha këto përplasje për ligjet po ndodhin në OBRM-PDUKM dhe fatkeqësisht këtij treni po i bashkohen edhe politikan shqiptarë”, theksoi Blerim Bexheti, BDI.
Në pyetjne sa e din se kush është ministri i BDI-së që ka udhëtuar në Budapest për të takuar Gruevskin, Bexxheti tha se OBRM-PDUKM-ja duhet të tregojë emrin e ministrit.
“Po mirë është që vetë OBRM-PDUKM-ja të tregojë atë se cili ministër ka qenë. Sigurisht që nuk dua të luaj rolin e avokatit të asnjë ministri. Unë më së paku kam nevojë. Por sigurisht që ndryshimet kushtetuese janë të dobishme për shtetin dhe qytetarët. Dhe tash në dallimin e brendshëm që OBRM-PDUKM e kanë është çështje e brendshme dhe nuk duhet ta pengojë këtë proces shumë të rëndësishëm për fillimin e negociatave me BE-në”, shtoi Bexheti.
The post Bexheti: OBRM-PDUKM duhet të tregojë se cili ministër i BDI-së ka takuar Gruevskin appeared first on Telegrafi.