Blerim Bexheti, deputet i Frontit Europian, para nisjes së seancës në Kuvend, për interpelancën ndaj kryeparlamentari Afrim Gashi, tha se si grup parlamentar i Frontit Europian do të japin vërejtjet e tyre, por siç bëri të ditur për çështje parimore nuk do të votojnë për shkarkimin e Gashit.

“Ne do ti japim vërejtjet tona, për punën e z.Gashi, intervistës që qarkulloi gjatë ditës së djeshme, mendoj se ai duhet t’ju kërkoj falje shqiptarëve dhe të tërhiqet nga skena politike e jo më nga kryetar i Kuvendit. Por kjo do të mbetet në ndërgjegjen e tij”.

“Por ne për arsye parimore, për çështje që janë ngritur do të debatojmë për argumentet por nuk do të votojmë për shkarkimin për iniciativën e Levicës për çështje parimore dhe principele”, tha deputeti i Frontit Europian, Blerim Bexheti./TV21/

The post Bexheti: Do të debatojmë, por nuk do të votojmë për shkarkimin e Gashit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";