Ministri i sapoemëruar i financave në Maqedoni, Fatmir Besimi, për AIM ka thënë se sistemi që mendohet ta shpëtojë vendin nga kriza eventuale ekonomike është sistemi SMART nëpërmjet të cilit pritet stabilitet dhe mençuri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“SMART ose i përkthyer tekstualisht financa ‘të mençura’ do të jetë sistem i financave publike, i cili do të bazohet në strategjinë e qartë dhe do të jetë i qëndrueshëm, me përgjegjësi, i orientuar në reforma dhe transparent (S-strategical, M-mantainable, A-accountable, R-reform-oriented, T-transparent). Ky sistem i smart financave do t’i implementojë reformat të cilat duhet të bëhen në financat publike në kuptim të planifikimit afatgjatë dhe më cilësor të programeve buxhetore dhe buxhetet, do të jetë i vazhdueshëm, respektivisht i qëndrueshëm dhe në vazhdimësi do të veprojë drejt përmirësimit të transparencës. Në aspekt të filozofisë ekonomike ose ekonomisë politike, kjo do të thotë synim drejt modelit më të drejtë të financave publike shikuar në aspekt të të ardhurave, shpenzimeve dhe mënyrës së financimit, respektivisht thënë ndryshe, si mbushet dhe ku harxhohen paratë e qytetarëve.” ka thënë Besimi për AIM-in.

Besimi është ministri i ri i financave, kurse më heret ka qenë ministër i ekonomisë dhe mbrojtjes dhe zv.kryeministër për Euro-Integrime. /Telegrafi/

The post Besimi thotë se Maqedoninë mund ta shpëtojë nga kriza ekonomike sistemi SMART appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";