Ministri i Financave, Fatmir Besimi ka prezantuar sot Programin e reformave ekonomike 2021-2023.

Ka njoftuar, se Komisioni Evropian ka dhënë vlerësimin më të lartë për realizueshmërinë e Programit të vitit të kaluar.

“Komisioni Evropian ndau vlerësimin se reformat ekonomike nga viti i kaluar janë realizuar me 61.1% të realizimit të konkluzave të vitit të kaluar, që është niveli më i lartë nga të gjitha vendet e rajonit, përfshirë këtu edhe Turqinë”, tha Besimi.

Siç sqaroi ai, ky dokument është i rëndësishëm për bashkëpunim me Komisionin Evropian dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Të njëjtat do të diskutojnë këtë program.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ka njoftuar edhe për dialogu vjetor për politikat ekonomike ku janë miratuan gjashtë konkluzione me rekomandime për Maqedoninë e Veriut, të cilat fokusohen në përgjigjen e vazhdueshme me politika fiskale, ekonomike dhe sociale për shkak të amortizimit të pasojave nga pandemia dhe për shkak të nxitjes së rimëkëmbjes afatmesme, veçanërisht:

1) në sferën e politikave makrofiskale, rekomandimet që të targetohen masat e përkohshme për përkrahje të amvisërive dhe bizneseve të rrezikuara, ndjekur me konsolidim gradual fiskal;

2) në sferën e reformave strukturore, drejtimet fokusohen mbi përforcimin e mëtejshëm të klimës së biznesit, përforcimin e arsimit të mesëm profesional dhe trajnimit dhe mbi qasjen më të madhe të personave të papunësuar drejt politikave aktive në tregun e punës.

The post Besimi: Reformat ekonomike nga viti i kaluar janë realizuar me 61.1% appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";