“Për dallim nga obligacionet ekzistuese, obligacionet e gjelbra do të jenë obligacione që do të përdoren vetëm për projekte investimi ose zhvillim të gjelbër, në kuptimin, në të cilat do të jenë për shpenzime kapitale nga njëra anë, por megjithatë nga ana tjetër risi e këtyre instrumenteve është se qytetarët do të mund të blejnë në bashkëpunim me bankat, por do të jenë drejtpërdrejt në dispozicion të qytetarëve. Kjo në një periudhë afatmesme do të ndihmojë në zhvillimin e tregut financiar, por edhe edukimin financiar të qytetarëve tanë për mundësitë për t’i përdorur ato dhe për t’i rritur të ardhurat e tyre”.
Këtë në një intervistë për TV Sitel e theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi. Sipas tij, ideja e Planit për përshpejtim të rritjes është në planin afatmesëm.
“Ideja e Planit për përshpejtim të rritjes është në planin afatmesëm përkundër faktit që pretendojmë të kemi dinamikë të përshpejtuar të rritjes duke rritur investimet që nën 30 përqind aktualet që ishin gjatë vitit 2020, në vitin 2026 të bëhen 36.2 për qind e bruto prodhimit vendor”.
“Mesatarisht, deri më tani kemi 31-32 për qind të investimeve bruto në bruto prodhimin vendor”, tha Besimi në një intervistë për ditarin e TV Sitel.
Ai theksoi se me rritjen e strukturës së investimeve të BPV-së, do të përshpejtohet dinamika e rritjes nga 2.5 në 5 për qind të rritjes mesatare vjetore, megjithatë do të rritet cilësia e jetës, do të krijohen më shumë vende pune dhe më shumë investime, në mënyrë që të bëhen pjesë e konsolidimi fiskal.
The post Besimi: Obligacionet e gjelbra do të shfrytëzohen vetëm për projekte investuese ose për zhvillim të qëndrueshëm appeared first on Telegrafi.