“Për të mbështetur investimet, konkurrencën, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, turizmin e brendshëm, si dhe të gjithë fushën e zhvillimeve ekonomike në vitin 2021, ofrohen 4.5 përqind më shumë pikë krahasuar me buxhetin e vitit 2019, pra me buxhetin për vitin 2021, 24% e shpenzimeve janë destinuar për zhvillimin ekonomik”, tha Ministri i financave Fatmir Besimi në debatin e komisionit për buxhetin në Parlament.

Lidhur me komponentin zhvillimore të buxhetit për vitin 2021, Ministri i financave theksoi se fondet për projektet kapitale sigurohen për 20% më shumë në krahasim me rebalancin si dhe për herë të parë ekziston një kornizë 5 vjeçare për projektet në mënyrë që të përmirësohet realizimi i tyre.

“Buxheti për vitin e ardhshëm duhet të jep një perspektivë për rritje dhe zhvillim. Prandaj, investimet kapitale krahasuar me rebalancin parashikojnë një rritje prej 20%. Parashikuam dhe me mekanizma me të cilët besojmë se realizimi mund të përmirësohet. Në vetë dokumentin ka një listë të projekteve kapitale afatmesme, si autostradat, infrastruktura hekurudhore, infrastruktura e energjetike, komunale, ajo e arsimit dhe infrastruktura shëndetësore”, tha ministri i financave.

Në aspekt me zhvillimin ekonomik dhe përballjen me situatën aktuale ministri në lidhje me pakon e katërt të masave theksoi se për muajin Tetor për rreth 14.000 persona juridik tashmë është aprovuar mbështetja financiare për pagesën e pagave, e cila mbulon rreth 58.000 vende pune. Bëhet fjalë për 15 milionë euro, të cilat gjithashtu injektohen edhe në ekonomi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Besimi: Me buxhetin për vitin 2021 sigurohet mbështetje më e madhe për ekonominë vendore appeared first on Telegrafi.