Ministri i Financave, Fatmir Besimi në një dalje për media bëri të ditur se Kuvendi dje ka miratuar Ligjet për mbështetje financiare për pagesën e pagave të punëtorëve.

Sipas tij, me këtë u krijua mundësi Ligjore për zbatimin e kësaj mase.

Ministri Besimi shtoi se kjo masë do të jetë një injeksion prej 70 milion euro në ekonomi.

“Dje Kuvendi miratoi Ligjet për mbështetje financiare, për pagesën e pagave të punëtorëve dhe të ushtruesve të pavarur të veprimtarive. Me këtë u krijua një mundësi Ligjore të fillojmë zbatimin e kësaj mase. Së pari do të mundësojë një rrjet mbrojtëse për dhjetëra mijëra vendeve të punës gjegjësisht do të mundësojë një numër të madh të punëtorëve të ruajnë vendin e punës. E dyta mijëra të punësuar do të ruajnë nivelin e pagës të cilën kanë realizuar deri më tani. Dhe e treta kjo masë do të paraqesë një injektim prej 70 milion euro në ekonomi gjegjësisht në hyrje të mjeteve dhe stimulimin e aktivitetit ekonomik”, deklaroi Ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Besimi: Ligji për mbështetje financiare paraqet një injektim prej 70 milion euro në ekonomi appeared first on Telegrafi.